Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.Përvoja e Levi-t si një ndër të mbijetuarit e këtij Lageri famëkeq shpërfaqet në një prej librave më realistë e të thellë mbi ferrin që përjetuan gjithë bota e sidomos hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me stilin e zhveshur të një kronike, ai sjell dëshmi tronditëse të asaj mbijetese deri në çnjerëzim. Ky është libri i dinjitetit, i zvetënimit dhe i tëhuajzmit të njeriut përballë mekanizmave të pamëshirshme të shfarosjes në masë. Peripecitë e turmës, që tashmë s’ka emër, por veç një numër të vulosur si tatuazh i përjetshëm mbi parakrahun e majtë, rikujtohen pa asnjë fije retorike, duke ia lënë komentet në dorë vetë realitetit lebetitës. Nga kori i personazheve të paharrueshëm të librit ngrihet një mesazh i kthjellët moral e qytetar.
Viti: 2015
Faqe: 196
Autori: Primo Levi
Nuk ka ende komente.