Në sfond të këtij romani janë ngjarje tragjike të marsit 1997,vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve pas shembjes së të ashtuquajturave shoqëri piramidale. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letersisë,tjetra studente për pikturën në Akademine e Arteve paguajnë haraçin e rëndë të kësaj çmendurie dhe të urrejtjes së ndërsjellë të familjeve të tyre të armiqësuara në kalvarin e gjatë absurd të luftës së klasave. “Ëndrra e Damokleut” është botuar për here të pare në vitin 2001. Ai vjen i katërti në ciklin prej pesë librash “Burgjet e kujtesës” ku secili roman qëndron më vete, pa lidhje me të tjeret (“I humburi”,”Kufoma”,”Dragoi i fildishtë”,”Lëkura e qenit”) veç një frymë të përbashkët që sjell ngjyrat e epokës. -Viti I botimit: 2004 -Faqe:320 – Autori:Fatos Kongoli
Nuk ka ende komente.