Kryetari i një familjeje të çuditshme (gjashtë gjysmëvëllezër e gjysmëmotra) gjendet i pleksur në një histori të dyshimtë atentatesh, që vulos fatin e tij prej dashi, dash kurbani.
Beniamin Maloseni punon në një Qendër Tregtare si dash kurbani... Ai paguhet që të mbartë të gjitha fajet e Qendrës Tregtare në sytë e klientëve. Kur në Qendër fillojnë të shpërthejnë bomba, që lënë pas nga një a dy viktima, situata komplikohet. Beniamini bie në dashuri, viktimizohet, bëhet hetues e i dyshuar në të njëjtën kohë... e gjitha kjo e treguar me një humor të hollë, që do t’ju bëjë të qeshni edhe në ditët tuaja më të zymta. Ky libër, i përkthyer në mbi 20 gjuhë, është libri i parë i sagës së Malosenëve. Pennac i vazhdoi aventurat e Beniaminit dhe familjes së tij edhe në pesë romane të tjerë po aq të hollë e të këndshëm sa edhe ky.
Viti: 2012
Faqe: 234
Autori: Daniel Pennac
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields