Frici takohet për herë të parë me Alisën në moshën 20-vjeçare. Është dashuri me shikim të parë, është dashuria e madhe e jetës së tyre. Megjithatë, fati nuk parashikon një bashkim jetëgjatë dhe të fortë për ata.
Historia e Fricit dhe e Alisës është një histori ndarjesh dhe ritakimesh. Ata e hasin njëri-tjetrin në rrethana herë komike, herë dramatike, herë mallëngjyese, herë rastësore dhe në atë çast ngjan sikur koha ka ndaluar në vend. Duke përshkuar historinë e Alisës dhe të Fricit, autori ndalet, me ironi, mbi aspekte të shumta që karakterizojnë marrëdhëniet në çift. Nga takimi me vjehrrit e ardhshëm, në hapat e parë në botën e punës; nga dashnorja e flaktë dhe depresive, te ndjekja e dehur në një varrezë, romani i David Foenkinos-ë është një karusel marramendës situatash që na duken të skajshme, ndonjëherë qesharake, por gjithnjë të skicuara me ironi mjeshtërore dhe delikatesë nga një autor që pikërisht delikatesën ka pikën e tij më të fortë.
Viti: 2015
Faqe: 206
Autori: David Foenkinos
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields