Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin – ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik (po, nuk e lexuat gabim!), Shiversi i hap luftë një kallamari gjigant, zbulon thesare të fshehura dhe bëhet pis me glasa nga një pëllumb për t’i shpëtuar prindërit e vet nga kthetrat e së keqes (Po… së KEQES!). Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe s’do keni më dëshirë të hani kërmij për gjithë jetën. Ndaj dhe vishni dimitë, ulni kapanxhat dhe bashkohuni me Shiversin në aventurën e tij të parë – ama vërtet të rrezikshme. Kur Shiversi ngre velat, Aventurat dhe shakatë s’kanë të sosur! – Tom Watson, autori i serisë së librave “Stick Dog” Viti: 2019 Faqe: 180 Autori: ANNABETH BONDOR STONE
Nuk ka ende komente.